Në seancën e 13-të të Këshillit për Zhvillimin e Rajonit Planor Jugperëndimor (ZZPR), ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Zhvillimore Valon Kaba u zgjodh drejtor i këtij institucioni, të cilin do ta menaxhojë për katër vitet e ardhshme.
Valon Kaba vjen në këtë detyrë nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit, të cilën e mban prej 6 muajsh, ndërkohë që prej 15 vitesh punon në institucion si koordinator rajonal, me përvojë të gjerë në zbatimin e një sërë projektesh.(Struga Ekspres)