Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Vaksinimi kundër Covid-19, bie kurba e infektimit”

“Vaksinimi kundër Covid-19, bie kurba e infektimit”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha sot se ditët e fundit është regjistruar ulje e kurbës së infektimit, përkatësisht 0.9, duke shtuar se kjo ndodh falë rritjes së përqindjes së qytetarëve të vaksinuar. Ministri Filipçe tha se rritja e numrit të qytetarëve të vaksinuar ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë, duke potencuar se viktimat kryesisht kanë qenë të pavaksinuar. Megjithatë, në Gostivar, një nga qytetet që u godit më së shumti nga vala e katërt e virusit, interesim për vaksinim është shumë i ulët, përkatësisht vetëm 20%. Gjithashtu edhe nga të shtrirët në spitale, shumica e pacientëve janë të pa vaksinuar.

Me kapacitet të njëjtë do të vazhdojnë të punojnë të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Me një dozë është vaksinuar 43 për qind e popullatës. Ka dallim përfshirja nëpër qytete, përfshirja më e madhe prej 50 deri në 55 për qind është regjistruar në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë, gjithashtu. Në Gostivar përfshirja është tejet e ulët, afër 20 për qind. Spitalet janë të stërngarkuara nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në spitalet në vend janë të hospitalizuar rreth 1000 pacientë. Në klinikat internet janë në dispozicion 200 krevate, ndërsa 100 të tjerë në klinikat kirurgjikale. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha sot se tashmë po vërehet një trend i uljes së numrit të rasteve të reja ditore me Covid-19, megjithatë shtoi se gjendja me spitalet vazhdon të jetë e rënduar. Më të ngarkuara janë spitalet në Gostivar, Tetovë dhe pjesërisht në Kërçovë, Ohër dhe Strugë.

Për sa i përket grupmoshës së pacientëve, të infektuar janë ata mbi 60 vjeç, dhe përqindja më e ulët janë fëmijët e vegjël. Ajo që bie në sy tek të rriturit është se ata trajtohen për një kohë të gjatë jashtë spitalit dhe vijnë te mjeku shumë vonë. Janë rreth njëzet fëmijë të shtruar në spitalin në Kozle dhe ata kanë një formë relativisht të butë të sëmundjes. Ata janë ndaluar për trajtim spitalor, kryesisht për vëmendje më të madhe“, pohoi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se vetëm gjatë së shtunës dhe të hënës janë aplikuar 18 292 vaksina. Deri tani janë vaksinuar gjithsej 722.578 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 531.033 prej tyre. Së fundmi përqindja më e lartë e të vaksinuarve është regjistruar në Tetovë.

Evi Shkopi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!