Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVaksinat nga Serbia, Taravari: Nuk ishte i nevojshëm gjithë ai spektakël për...

Vaksinat nga Serbia, Taravari: Nuk ishte i nevojshëm gjithë ai spektakël për vetëm një kuti të vogël

Ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i ftuar në “Rruga drejt…”, derisa komentoi vaksinat e ardhura nga Serbia, deklaroi se nuk ishte e nevojshme një spektakël aq i madh nga ana e Qeverisë, për siç u shpreh ai një kuti të vogël. Për Taravarin do të ishte e mjaftueshme vetëm një lajm, por jo gjysma e Qeverisë me në krye kryeministrin të dalin në Tabanoc, për një kuti me aq numër të vogël të vaksinave. Edhe përkundër që shprehi falënderime për donacionin nga Serbia.

“Neve si parti politike, por edhe si qytetar i thjeshtë, por edhe si mjek,  na intereson që sa më shpejtë të mbaroj vaksinimi i gjithë popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk është me rëndësi nga do vije, kryeministri le të gjendet… Ne dje filluam me procesin e vaksinave, me sa sasi kemi filluar, është qesharake, dhe pasi të mbaroj kjo sasi e vaksinave çfarë do të bëjmë më tutje…Unë e kontrolloj, e shoh tash KOVAKS sistemin në telefon dhe i shoh numrat që Maqedonia qëndron në Kovaks sistemin, ministri tha se ne kemi porositur përmes Kovaks sistemit diku mbi 800 mijë vaksina, dhe tash e shoh, numri që është rezervuar për Maqedoninë është 103200 vaksina. Tash nuk e di ku është gënjeshtra këtu, e thotë ministri i shëndetësisë apo kryeministri. Thjeshtë, unë mendoj se qeveria duhet të jetë shumë më transparente, shumë më e sinqertë, besoni se qytetarët kanë edhe mirëkuptim me dal  edhe me sqarua se puna është kështu e  kështu, ne nuk na përfillin, nuk na sjellin. Do presim prej Bullgarie të na sjellin edhe një kuti të vogël, prej Serbie morëm një kuti të vogël, Greqia do na jep një kuti të vogël. Po mos e bëjmë me pritje aq spektakulare”, deklaroi Arben Taravari, ish ministër i shëndetësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!