Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVaksina kineze dhe Pfizer, Filipçe tregon datën kur do vijnë

Vaksina kineze dhe Pfizer, Filipçe tregon datën kur do vijnë

I pyetur se Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ditëve në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksina Sputnik V, si pjesë e donacionit të gjithsej 40 mijë dozave nga Serbia.

Filipçe tha se brenda prillit pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze dhe Pfizer, pas çka do të rritet edhe numri i të vaksinuarve në bazë ditore.

“Në periudhën në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksinat tjera. Që do të thothë se të gjithë qytetarët që tani po vaksinohen, do të rivaksionohen.

Kemi disa paralajmërime se mes 15-20 prillit do të vijnë vaksinat kineze dhe ato Pfizer nga kontrata direkte, por edhe nga kontrata tripartide nga Evropa. Por kur të kemi data të sakta do të njoftojmë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi 10, 000 qytetarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments