Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVajzat adoleshente në burgun e Idrizovës të rrezikuara

Vajzat adoleshente në burgun e Idrizovës të rrezikuara

Avokati i Popullit Naser Ziberi reagon për vajzat e mitura të cilat janë të burgosura në burgun e Idrizovës, e që sipas tij, ato nuk guxojnë të qëndrojnë aty sepse janë në rrezik nga gratë më të moshuara.

Ndërkohë, burgu në fshatin Vollkovija në Tetovë, vazhdon të qëndrojë gjysmë i zbrazur. Ligji ndalon përzierjen e meshkujve dhe femrave në një burg, por tre vajzat e mitura nga Idrizova mund të vendosen në Tetovë por të ndahen fizikisht nga meshkujt, konsiderojnë nga avokati i popullit.

“Adoleshentet janë të vendosura në pjesën e femrave të burgut të Idrizovës. Ato nuk janë në të njejtën hapësirë, janë të ndara, por shumë afër me gratë e dënuara dhe kërcënohen prej tyre. E rëndësishme është se këto tre vajza nuk kanë qasje te mjeku, gjegjësisht auto ambulanca, sepse kjo është në pjesën e pjesës së mbyllur dhe intervenon vetëm në këtë pjesë”, tha Ziberi në prezantimin e raportit vjetor të punës së avokatit të popullit.

Vajzat edhe pse janë shumë afër hapësirave të të burgosurave të moshuara, në letër udhëhiqen se janë në hapësirën gjysmë e hapur sepse nuk janë të dënuara me burg.

Ziberi tha se që nga 1 shtatori e deri më sot, në burgun e Tetovës ku për momentin ka të vendosur 22 të mitur, nuk është mbajtur asnjë orë shkollore edukuese.

“Cili është ai resocializim në Shtëpinë Edukuese Përmirësuese në Tetovë, kur atje nuk ka proces arsimor? Nga 1 shtatori deri më sot nuk është mbajtur asnjë ligjeratë”, reagon Ziberi.

Organizimi i mësimit është detyrim dhe kompetencë e Ministrisë së Arsimit e cila në rastin konkret te këto 22-25 të mitur, e shkelë ligjin përs arsim fillor dhe të mesëm, për çdo nxënës apo nxënëse në veçanti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!