Më 2 shtator 2025, në orën 14:15 në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria një grua 49-vjeçare nga Ohri e cila në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive, kishte kërcënuar prindërit e saj me një mjet të mprehtë dhe kishte dëmtuar një pjesë të mobilieve.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës, informojnë nga SPB Ohër.(Struga Ekspres)