Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVajza e vogël goditet nga rryma tek dekorimi i Vitit të Ri...

Vajza e vogël goditet nga rryma tek dekorimi i Vitit të Ri në Strugë, shpëton mrekullisht! (VIDEO)

Dekorimi i Vitit të Ri ka mundur të jetë fatal për një vogëlushe nga Struga. Teksa është fotografuar me familjen në konstruktin metakik “2024” në qendër të qytetit, vajza ka vendosur dorën në njërin nga numrat prej metali. Në atë moment e ka goditur rryma elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda, raporton VOX Struga.

Sipas rrëfimit të babait të vajzës, goditja ka mundur të jetë fatale. Rasti është denoncuar edhe në polici.

Policia bashkë me ekipe të EVN-së kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se tek konstrukti metalik ka rrymë elektrike, që rrezikon jetën e qytetarëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30./voxstruga.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments