Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniUshtari i dy luftërave çlirimtare pa kulm mbi kokë, ja kush është

Ushtari i dy luftërave çlirimtare pa kulm mbi kokë, ja kush është

Rexhep Aliu, ish luftëtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së edhe pas periudhës së dy luftërave jeton në kushte tejet të vështira. Ai u kthye nga Zvicrra për realizimin e idealit dhe aspiratave kombëtare duke ju bashkëngjitur bashkëveprimtarëve të vet në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë. Përderisa shumë funksionarë dhe të tjerë sot jetojnë jetë lukse ai është i pa strehë së bashku me gruan dhe tre fëmijët.

Problemi parësorë që e preokupon këtë ish luftëtarë është çështja e banimit sepse edhe më tej jeton në shtëpi të huaja në qytetin e Gjilanit. E vetmja e ardhur mujore për familjen pesë anëtarëshe është pensioni si veteran i luftës. Rexhep Aliu, ish luftëtarë i UÇK-së dhe UÇPMB-së përmes portalit preshevacom kërkon nga njerëzit vullnet mirë si bizneset, bashkëatdhetarët dhe të tjerët që ta ndihmojnë familjen e tijë për zgjidhjen e problemit të banimit sepse çdo ditë që vie është më e rëndë për ta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments