Sunday, August 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionUrim Saliu: Menduh Thaçi, i vetmuar në fund të rrugës politike

Urim Saliu: Menduh Thaçi, i vetmuar në fund të rrugës politike

Urim Saliu

Menduh Thaçi nuk arriti të krijojë pasardhës politikë të denjë. Një bisedë e përfshirë në “bombat” e Zaevit mjaftoi për ta lënë jashtë skene, edhe pse shumë politikanë të tjerë, të përmendur po në ato incizime, vazhdojnë të mbajnë peng çështjen shqiptare me gënjeshtra dhe mashtrime.

BDI dhe VLEN u treguan shumë më të dobët se sa mendohej politikisht, por koston e pagoi vetëm Thaçi. Ai ishte ai që i nxori shumë figura politike nga harresa, u dha pushtet, poste dhe ndikim. Shumë prej tyre nuk do të ishin askush pa të, por sot janë të parët që e mohojnë trashëgiminë e tij.

Thaçi nuk ishte i pagabueshëm, por kishte një veçanti: dinte si ta ndalte nacionalizmin ekstrem maqedonas. VMRO, në kohën kur qeveriste me PDSH-në, e kishte frikën e tij dhe nuk guxonte të sillej si sot. Sot, të njëjtët politikanë i shërbejnë verbërisht Mickoskit, të shndërruar në zëdhënës të urdhrave të tij.

Në fund, Thaçi mbeti i vetëm. Jo vetëm sepse e braktisën bashkëpunëtorët, por edhe sepse e harruan votuesit. Ata u shpërndanë nëpër parti të tjera, të drejtuara nga njerëz që dikur ndiheshin me fat vetëm pse mund të takonin Thaçin. Ai veproi në kohëra të vështira: gjatë krizës së refugjatëve nga Kosova dhe më pas në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

Sot është një kohë krejt tjetër. Politika është zhytur në rrjetet sociale, ku çdo vlerë kombëtare, politike, sociale e kulturore është zbehur. Politikan bëhet kushdo – edhe ata pa karizëm, pa përvojë dhe pa aftësi, të cilët jetojnë vetëm nga manipulimi i turmave përmes fjalëve boshe dhe politikës së nënshtrimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments