Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniUlje e numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në...

Ulje e numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut

Në fund të viti të kaluar shkollor 2021/22 është regjistruar ulje e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në fund të vitit shkollorë 2021/2022, numri I nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 184 910, që paraqet ulje për 0.6% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë. Në shkollat e mesme të rregullta, numri I nxënësve në fund të vitit shkollorë 2021/2022 është 69 378, që paraqet ulje për 2.5%, krahasuar me vitin e kaluar shkollorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar gjithsej 184 910 nxënës, ashtu që 118 133 e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 59 780 në gjuhën shqipe. Në arsimin e mesëm janë 69 378 nxënës gjithsej, ashtu që 49 618 e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 16 961 në gjuhën shqipe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments