Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiUlja me këmbë të kryqëzuara është e dëmshme për shëndetin

Ulja me këmbë të kryqëzuara është e dëmshme për shëndetin

Kjo mënyrë e zakonshme për t’u ulur vjen me shumë rreziqe shëndetësore.
Me siguri se i kryqëzoni këmbët të paktën një herë kur jeni duke ngrënë darkë, duke punuar në tavolinën e punës, apo thjesht kurdo që jeni ulur, transmeton Telegrafi.

Por ekspertët thonë se duhet ta ri-mendoni mirë këtë shprehi: kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore.

Ulja me këmbë të kryqëzuara shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë

Në një botë të përsosur, ju nuk duhet t’i mbani këmbët e kryqëzuara asnjëherë, por kjo rrallëherë ndodh. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët.

Por terapeuti fizik-ortopedik Vivian Eisenstadt, kryqëzimi i këmbëve është thjeshtë kërkesë për dhimbje shpine dhe qafe. Aq më shumë që qëndroni ulur në një pozitë të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që i rritë mundësitë për të zhvilluar probleme me qafë dhe shpinë.

Përveç kësaj, ulja me këmbë të kryqëzuara e rritë edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments