Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaUkraina do t’u konfiskojë pasuritë personave që mbështesin luftën, paratë do të...

Ukraina do t’u konfiskojë pasuritë personave që mbështesin luftën, paratë do të shkojnë për rindërtimin e vendit

Parlamanti ukrainas ka miratuar një ligj të ri i cili i lejon shtetit të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë, shkruan BBC.

Kushdo që zbulohet se është mbështetës i luftës rrezikon të dërgohet në Gjykatën e Lartë Kundër Korrupsionit të Ukrainës, ku zyrtarët do të kërkojnë të sekuestrojnë asetet e tyre për rindërtimin e Ukrainës, thuhet në deklaratë.

Ekonomia e Ukrainës ka pësuar dëme të mëdha gjatë konfliktit me Rusinë. Të premten, udhëheqësit e G7 ranë dakord t’i ofrojnë kombit të shkatërruar nga lufta 19.8 miliardë dollarë ndihmë.

“Procedura e identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të personave të sanksionuar, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër mbështesin agresionin e pushtuesve kundër Ukrainës, do të lejojë rimbushjen e shpejtë dhe efektive të buxhetit të Ukrainës në kurriz të armiqve,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments