Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëUdhëtarëve të mbijetuar u kanë humbur telefonat dhe nuk po mund t’i...

Udhëtarëve të mbijetuar u kanë humbur telefonat dhe nuk po mund t’i lajmërojnë familjarët

Familjarët e paragjerëve që ishin në autobusin i cili u aksidentua në Kroaci, kanë thënë se të afërmve të tyre u kanë humbur telefonat dhe nuk po mund të komunikojnë me ta, megjithatë po mundohen të gjejnë zgjidhje duke i përdorur pajisjet e njëri-tjetrit, të cilat kanë shpëtuar.

Ata gjithashtu thanë se në kohën kur kishte ndodhur aksidenti, shumica e udhëtarëve ishin në gjumë dhe nuk e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq familjarët e shoferit të agjensisë “Deva Tours” i cili humbi jetën si pasojë e aksidentimit të autobusit, bëjnë të ditur që në atë kohë N.S nuk ka qenë duke vozitur, ai sipas tyre e ka dorëzuar punën në orën gjashtë të mëngjesit dhe më pas është ulur për të pushuar, kurse autobusin po e voziste një shofer tjetër.

Ndryshe, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona si dhe janë lënduar 44 të tjerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments