Bujar Osmani kundër Grubit: Emërimi i Erold Musliut e ka shqetësuar BDI-në (VIDEO)
Zv. Kryeministri Bujar Osmani në lidhje me emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për zbulim ka deklaruar:
“Vendimi i djeshëm i presidentit na ka shqetësuar të gjithëve. Mendojmë se ka qenë një vendim që është marrë nga mungesa e informacionit”, deklaroi Osmani.
Osmani ka shtuar se deri sa të zbardhet në tërësi rasti i Kumanovës, personat e përfshirë nuk mund të marrin poste kyçe në institucione. Ai shpreson që presidenti të rishikojë përzgjedhjen e Musliut të cilën beson se nuk e ka bërë me qëllime të tjera.
Ja çka tha dje Artan Grubi për zgjedhjen e Erold Musliun:
Artan Grubi: Me urdhër të Ali Ahmetit është emëruar Erold Musliu ne krye te Agjencionit për Zbulim
Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Ai u emërua nga Presidenti Pendarovski, e nga BDI thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.
“Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje.” -thotë Artan Grubi, Deputet i BDI-së.
I lindur në Kërçovë, i diplomuar në fakultetin e kriminalistikës në Shkup. Në periudhën 1995-1998 ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, e në Agjencinë për Zbulim është që nga viti 2000. Përveç tij, Pendarovski emëroi edhe Blerim Kollarin si këshilltar sigurie, e Sekretar i përgjithshëm do të jetë Mile Boshnjakovski, ish-zëdhënësi i Qeverisë.