Gazetari I televizionit Italian “Rai” është dhunuar nga një pjesëtar I një klani mafioz duke përfunduar me hundë të thyer.
Ngjarja ka ndodhur pas një pyetje të drejtuar nga gazetari në lidhje me aktualitetitn politik, por personi Roberto Spada nuk e ka duruar dhe më pas e ka goditur gazetarin dhe më pas kameramanin që e shoqëronte në punë e tij.
Gazetari dhe kameramani të dhunuar janë pjesë e televizionit “Rai” dhe punojnë për programin e quajtur “Nemo”.
Sipas njoftimeve të mediave italiane ngjarja ka ndodhur në provincën Ostia në kryeqytetin Italian të Romës. Në këtë zonë brenda dy javësh do të mbahen zgjedhje, pasi sipas mediave vendase kjo zonë është me influencë të madhe nga mafia.
Pas sulmit gazetari Daniele Piervincenzi, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa kameramani ka pësuar dëmtime të lehta.
Sipas mediave, Spada është vëllai I vogël I kreut të klanit mafioz Carmine, “romoletto”, i cili është dënuar me 10 vite burg.
Policia italiane ka nisur hetimet ndaj dhunuesit, por niveli i skepticizmit për ta arrestuar Spadën është shumë I lartë.