Është publikuar nga familjarët e tij fotografia e dy të vrarëve nga Çellopeku i Tetovës, percjelle Monitor.mk.
Ja postimi familjarit:
“Nipi Muhamedini, me buzëqeshjen e tij, qëndrimet dhe parimet islame me të cilat jetonte, ndërsa enishtja Faruk, i dashur dhe i sjellshëm me familje dhe krejt neve të rinjëve, kështu do ti kujtojmë sa të jemi gjallë me leje të Allahut.
O Allahu ynë, pranoji në mëshirën tënde.
Amin.
Varrimi, pas namazit të ikindisë.” tha ai.
Dy nga të vrarët në Çellopek të Tetovës janë babë e bir të moshës 52 dhe 28 vjeçe, ndërsa i plagosuri është 54-vjeçar, të gjithë familjarë të të dyshuarit për vrasjet, 59-vjeçarit I.I.
TV21 hulumtoi profilin e 59-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, sipas të dhënave në polici, i njëjti ishte arrestuar me 22 shkurt të vitit 2021, pasi me armë e kishte kërcënuar mjekun e fshatit.
“”Më 14.06.2021, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka parashtruar kallëzim penal kundër I.I.(59) nga fshati Çellopek i Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë përleshjes dhe zënkës”, që dënohet sipas nenit 133 të Kodit Penal. Më datë 22.02.2021, në ora 12:05, është denoncuar nga mjeku H.I.(46), nga i njëjti fshat, se pak më parë I.I. kishte hyrë në ambulancën private të tij dhe pas një debati të shkurtër e kishte kërcënuar me armë zjarri. Një orë e gjysmë më vonë, I.I. është i privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB për TV21.
Ndryshe, nga MPB sot identifikuan viktimat, ndërkaq njoftuan se në vendin e ngjarjes u gjetën 3 pistoleta.
“Policia e Departamentit në Zherovjanka ka privuar nga liria I.I.(59) nga fshati Çellopek, pas kallëzimit se rreth orës 14.10, se në fshat ka vrarë me armë zjarri të afërmit e tij F.XH.(52) dhe M.XH.(28) dhe ka plagosur A.XH.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. I dyshuari, i cili gjithashtu është plagosur me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer edhe prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB-Tetovë, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.XH. dhe M.XH.
Motivet ende nuk janë bërë të ditura, por ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dje tha se deri në këtë tragjedi kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.