Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriU ekzekutua me 15 plumba, viktimës tre vite më parë iu zhduk...

U ekzekutua me 15 plumba, viktimës tre vite më parë iu zhduk kushëriri sapo erdhi nga Belgjika (VIDEO)

Për momentin janë 10 të shoqëruarit, disa prej të cilëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes. ABC mësoi se 38-vjeçari pronar i servisit, sapo ishte kthyer nga Spanja dhe gjatë verës punonte me skaf me turistët në rivierën bregdetare të Jugut të vendit. Disa vite më parë ai ishte dënuar për drogë.

ABC mëson se viktima e atentatit të sotëm është kushëriri i Ervis Troqes, i cili u zhduk në vitin 2018 në mes të ditës në Vlorë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Ervis Troqe humbi gjurmët në korrik të para 3 viteve, ndërsa një muaj më parë ishte zhdukur Albano Xhaferri i njohur me pseudonimin “Ciqja”, të dy sapo ishin kthyer nga Belgjika.

Nga policia kishte dyshime se Edison Harizaj, i cili u vra në nëntor të vitit 2018 në ishte i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments