Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaU arrestua për vjedhjen e 5 dollarëve,vdes në qeli nga uria

U arrestua për vjedhjen e 5 dollarëve,vdes në qeli nga uria

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia amerikane pasi vodhi në një supermarket në Portsmouth në Virginia, pije dhe diçka për të ngrënë me një vlerë prej 5 dollarësh. Por 24-vjeçari Jamycheal Mitchell, afro-amerikan me shqetësime mendore, vdiq nga uria në qeli pas 4 muajsh.

Autoritetet e burgut thanë se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore por familja tregon se i riu prej kohësh refuzonte ushqimin dhe askush nuk ndërhyu.

Trupi i të riut u gjet përtokë në qeli nga personeli i burgut.

Asnjë shenjë plagësh apo traume, megjithëse ende nuk kanë dalë rezultatet e autopsisë.

Familja e të riut ka denoncuar publikisht se prej ditësh nuk hante dhe nuk pranonte të kurohej e mjekohej nga personeli i Institucionit të vuajtjes së dënimit, transmeton BW.

“Trupi i tij nuk duroi më”, thotë tezja e tij duke qarë, ndërsa e kujton si një djalë me probleme, pasi vuante edhe nga skizofrenia, por gjithmonë i gëzuar dhe plot jetë.

Tashmë autoritetet do të vendosin nëse do të hapin hetim për rastin në fjalë apo jo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments