Turqia ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas një serie tërmetesh në tri ditët e fundit.
Sipas mediave turke, Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë, (AFAD) ka ofruar mbështetje për të gjithë shqiptarët, kjo agjenci ka theksuar se është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan tërmetet.
Kujtojmë se në vitet e fundit Turqia ka ofruar ndihma të ndryshme për banorët e prekur nga përmbytjet në disa qytete të Shqipërisë.
Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e BE-së, si dhe nga disa shtete të tjera evropiane.