Dje, në orën 5:33, stacioni policor në Ohër raportoi se 26-vjeçari N.T. nga Republika e Serbisë ra nga një tarracë në një hotel në Ohër,shkruan Struga Ekspres.
26 vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore të ofruar në spitalin “Shën. Erasmo “, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, u transferua në spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm.
Inspektimi i rastit kryer nga një ekip i SPB- Ohër.
Po merren masat për të qartësuar plotësisht çështjen, informojnë nga policia.(Struga Ekspres)