Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTruproja e Lionel Messit dhe shqiptari Besmir Dauti nga Shumi i Strugës...

Truproja e Lionel Messit dhe shqiptari Besmir Dauti nga Shumi i Strugës krijojnë brend të veshjeve

Messi, MMA dhe tani moda. Yassine Cheuko (38), truproja personale e superyllit Lionel Messi, ka lansuar të martën brend të veshjeve. Messi, MMA dhe tani moda. Yassine Cheuko (38), truproja personale e superyllit Lionel Messi, ka lansuar të martën brend të veshjeve. Së bashku me shqiptarin Besmir Dauti nga fshati Shum i Strugës (30), që po ashtu praktikon Artet Marciale të Përziera (MMA), Cheuko krijoi brendin “Voclain”.

Cheuko është i njohur në të gjithë botën për mënyrën se si e ruan Messin. Nuk i ndahet në asnjë çast. Shtatorin e kaluar, gjatë një ndeshjeje të Los Angeles FC dhe Inter Miamit, Cheuko largoi me forcë një tifoz që po i afrohej Messit dhe videoja u bë virale.

Ai ka nisur të punojë me Messin në gusht të vitit 2021. Cheuko ka filluar me arte marciale në Paris në moshën 16-vjeçare.

“Ushtroj çdo ditë. Është me rëndësi të kesh vetëbesim. Nuk ka të bëjë me motivimin, ka të bëjë me disiplinën”, ka thënë Cheuko për “Bild”.

Mediumi i fuqishëm gjerman i ka kushtuar një tekst të gjatë hyrjes së truprojës së Messit në botën e modës.

Por pse në modë?

“Sepse bota e modës ka nevojë për ndryshim”, thonë Cheuko dhe Dauti.

Dauti së bashku me familjen e tij është vendosur në Zvicër në moshën 4-vjeçare. 12 anëtarë të familjes Dauti kanë jetuar në një banesë me tri dhoma. Për këtë ai kishte kujdes kur vendosi se ku do të prodhoheshin veshjet.

“Unë vij nga një familje e klasës punëtore. Prodhimi në vendet e klasës së tretë, ku punëtorët paguhen shumë pak dhe ku të drejtat e njeriut shkelen, nuk ishte temë për ne”, ka thënë Dauti.

Dauti e Cheuko kanë vendosur që veshjet e tyre të prodhohen në Portugali.

Të dy kanë folur për mediumin zviceran “20min.ch”. Ata janë njoftuar gjatë një kampi të MMA në Tajlandë. Dhe kanë kaluar mirë që nga fillimi.

“Ndajmë pasionin për artet marciale dhe preferencat për stil të mirë të veshjes”, ka thënë Cheuko për “20min.ch”.

Por në vend se të shkojnë në “shoping” së bashku, ata vendosën për krijimin e brendit “Voclain”.

“Ne ishim në plazh dhe definuam koleksionin dhe brendin”, ka treguar Dauti. Ai më pas kontaktoi fabrikën dhe modelet e para u bënë.

“’Voclain’ është kombinim i jetës kolorite në Miami dhe elegancës së Parisit”, thotë Cheuko. Të dy bashkëpunojnë me një disenjator nga Parisi, që ka punuar për “Vogue”.

Cheuko e Dauti janë në kontakt të vazhdueshëm përmes telefonit, ndonëse njëri jeton në Miami e tjetri në Winterthur të Zvicrës.

Por çka mendon Messi për veshjet e truprojës së tij?

“Ia kam treguar Messit veshjet dhe atij i pëlqejnë shumë”, ka theksuar Cheuko.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!