Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTri pyetje për Ziadin Selën

Tri pyetje për Ziadin Selën

Miku im i nderuar, megjithe respektin e ndersjelle, besoj qe eshte koha ( ne mos ka kaluar) qe te mbledhesh kuraje dhe t` u pergjigjesh ne nje menyre tri pyetjeve te meposhtme, qe sigurisht nuk pasqyrojne vetem shqetesimin tim personal…
1.
A eshte mencuri apo vetemashtrim te besosh se ne kete shtet shovinist dhe antishqiptar gjer ne themelet e tij te pergjakura me gjakun tone , po edhe me gjakun tend; ne kete shtet, tashme te sforcuar edhe ne arenen nderkombetare (edhe me voten e shqiptareve dhe edhe me voten tende), do te krijohet ndonjehere (kur pritet te vije ajo here) ajo fryme e ngrohte politike, qe shumica e perhershme dhe absolute parlamentare – sllave, me voten e vet do te pranoj kerkesat tuaja per ndryshime rrenjesore kushtetuese, pa te cilat, vala e shpernguljeve te shqiptareve do kete bere punen e vet…
2.
A eshte nder apo eshte krim t’u jepen shpresa te rrejshme dhe te parealizueshme Votueseve shqiptare, cdo kater vjete e ndonjehere me shpesh!
3.
A nuk eshte koha te kendellemi, ta shohim realitetin ne sy dhe te ktijojme sistemin paralel politik, dhe te fillojme punen sipas modelit te dikurshem te R. se Kosoves!
Nuk po te lodh me shume miku im, sepse, je pjese e te gjitha zhvillimeve politike te ketij shteti, i cili, per fatin tone te keq dhe me ndihmen e madhe te ,,faktoreve“shqiptare dhe antishqiptare, vazhdon te rritet mbi gjakun e fresket te plageve te Kumanoves dhe te shume kumanovave te shkuara dh te ardhme…
Me shume respekt:
Lebit Murtishi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments