TREVJEÇARI VRET VËLLANË 18-MUAJSH

0
26

Një trevjeçar ka qëlluar me armë vëllanë e tij 18-muajsh, teksa ishte duke luajtur.

Ngjarja ka ndodhur në Coffee County, në Teneses të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, trevjeçari e qëlloi vëllanë e tij me një pistoletë automatike të martën pasdite. Vogëlushi u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia vijon me hetimet për të zbuluar se si e mori trevjeçari armën e babait për të luajtur e më pas shkrepur, duke i marrë jetën vëllait të tij.

Autoritetet amerikane i mbajtën anonim identitetet e vëllezërve. Sa i përket trevjeçarit, ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim.