Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, tha se e drejta për grevë është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.
Ajo theksoi se punëdhënësi duhet t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u.
“Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajsh për harmonizim”, thotë Trençevska.
Ajo theksoi se nga punëtorët në çerdhe është kërkuar që të mbahet evidencë se kush janë në grevë, gjegjësisht që shteti të mund t’u paguajë rrogat atyre që kanë shkuar në punë rregullisht, e të tjerët t’ia kërkojnë SASHK-ut.