Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTre mijë euro dënim për punëdhënësin që vonon rrogat e punëtorëve

Tre mijë euro dënim për punëdhënësin që vonon rrogat e punëtorëve

Nuk keni marr rrogën dy muaj? Nuk u ec sigurimi shëndetësor, ndërsa ende keni marrëveshje pune? Ja se si do të ndëshkoni punëdhënësin i cili nuk i përmbahet kohës për plotësimin e obligimeve ndaj punëtorëve. Në Ligjin për…
Nuk keni marr rrogën dy muaj? Nuk u ec sigurimi shëndetësor, ndërsa ende keni marrëveshje pune? Ja se si do të ndëshkoni punëdhënësin i cili nuk i përmbahet kohës për plotësimin e obligimeve ndaj punëtorëve.

Në Ligjin për marrëdhënie pune vërtetohet se rroga duhet të paguhet në periudhë jo më të gjatë se një muaj. Sipas të njëjtin ligj, rroga duhet të paguhet më së voni 15 ditë pas kalimit të periudhës pagesore. Për shembull, pagën e muajit prill duhet ta merrni patjetër deri më 15 maj, njofton KOHA. Nëse dita e pagesës është ditë e lirë, rroga duhet të paguhet më së voni ditën e ardhshme të punës.

Secili punëdhënës është i obliguar me shkrim ti njoftoj punëtorët për ditën e pagesës dhe për çdo ndryshim të mos pagesës.

Në ligj potencohet se punëtori ka të drejtë rroge, në pajtueshmëri me ligj, marrëveshje kolektive dhe marrëveshje për punësim.

Punëdhënësi mund ti paguaj rrogë të 13-të punëtorit nëse ka mundësi ta bëj atë.

Prapë se prapë, nëse në afatet ligjore punëdhënësi nuk ka lëshuar rrogë, dhe nuk ka paguar të hyrat sipas Ligjit, ai do të ballafaqohet me dënim prej 2 deri 3 mijë euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!