Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTre detyrat e para të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore

Tre detyrat e para të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore

Tre detyrat e para të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore
Hamdi Nuhiju
Para disa ditësh u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore ku si president u zgjodh Stevo Pendarovski, kandidati i partive në pushtet, i përkrahur në raundin e dytë edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Blerim Reka.
Pendarovski do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë Veriore i përkrahur direkt edhe nga shqiptarët dhe përgjegjësia e tij në krahasim me presidentët e tjerë do të janë më e madhe. Temat etnike në Maqedoninë Veriore ende nuk janë përmbyllur dhe konceptet qytetare ose tjera fatkeqësisht nuk po mund që të lëshojnë farat e tyre. Përderisa situata është e hapur me tema etnike, ndjeshmëria e vendimmarrjes së një presidenti në një shoqëri multikulturore dhe multietnike si Maqedonia Veriore është tejet e lartë.
Opinioni ka krijuar përshtypjen për tre urgjencat ose detyrat fillestare që Stevo Pendarovski duhet që t`i ndërmarr menjëherë pasi që të inaugurohet si president me 12 maj të vitit 2019.
Detyra e tij e parë që duhet ta ketë të qartë është se në atë pozitë ka ardhur si rezultat i votave të shqiptarëve. Rrjedhimisht në të gjitha kompetencat e tij si president i Maqedonisë së Veriut duhet që të jetë i drejtë ndaj shqiptarëve, por edhe qytetarëve tjerë. Përfaqësimi i shqiptarëve në presidencën e Gjorgje Ivanovit nuk është ndjerë fare. Thuajse situata ka qenë e ngjashme ose e njëjtë edhe në armatën e njerëzve të presidentëve të mëparshëm. Pendarovski duhet ta ketë të qartë se në të gjitha institucionet ku ai ka kompetenca, si në ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e punëve të brendshme, sigurinë publike, ministrinë e punëve të jashtme, duhet që t`i ndihmoje përfaqësimit të shqiptarëve. Kjo emergjencë i ndihmon atij për të pasqyruar barazinë dhe drejtësinë dhe për të kthyer në drejtësi një padrejtësi të madhe që me dekada iu është bërë shqiptarëve të Maqedonisë Veriore.
Detyra e tij e dytë që duhet ta kryej është që të pengoje fuqishëm çdo tentim për të krijuar eksperimente politike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Nga regjimi i Nikolla Gruevskit dhe në “bombat” politike të Zoran Zaevit kemi kuptuar se sa eksperimente janë zhvilluar ndaj shqiptarëve. Institucioni i presidentit të shtetit e ka në dorë që të pengoje çdo proces ose montim politik me segmente të destabilizimit të sigurisë dhe krijimit të incidenteve ushtarake. Shqiptarët këtë gjë e kanë vuajtur dhe pasojat e këtyre eksperimenteve edhe sot e kësaj dite po vërehen në çdo cep të Maqedonisë Veriore. Shqiptarët e procesit “Monstra”, “Brodeci”, “Sopoti”, etj e kanë ndjerë veten se nuk kanë president që del i mbron. Edhe pse padrejtësisht janë dergjur burgjeve, janë vrarë e masakruar, institucioni i presidentit në asnjë moment nuk ka dal haptas për të penguar këtë gjë ose se paku zbutur. E drejta e amnistisë të cilën e ka pasur presidenti, e ka shfrytëzuar për çdo njeri madje edhe duke e shitur me para, por asnjëherë këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar për shqiptarët e dënuar pafaj dhe të burgosur në burgjet e Maqedonisë.
Detyra e tretë që është parësore për ekzistencën e Maqedonisë si shtet është orientimi properëndimor i shtetit. Presidenti asnjëherë nuk duhet që të lejoje që ky orientim të vihet në pikëpyetje. Përmes të gjitha kompetencave të tij dhe përmes politikave dhe vizionit duhet që tërë Maqedoninë ta orientoje drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo gjë nuk duhet bërë vetëm me deklarata boshe dhe fjalë të cilat në kohën e regjimit të Nikolla Gruevskit vazhdimisht i kemi dëgjuar. Patëm dëgjuar se Gruevski është për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, por pengesë kryesore po paraqitet Greqia. Dhe me këtë pengesë ose këtë refren i njëjti e mbajti pushtetin përmbi një dekadë. Por procesi euro-integrues i Maqedonisë nuk u zhbllokua.
Presidenti i ri, Stevo Pendarovski nëse sheh devijim nga rruga euro-atlantike të qeverisë së Maqedonisë duhet që fuqishëm t`i përdor të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese për ta penguar këtë gjë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!