Shkolla e futbollit Young Team nga Struga eshte shpallur kampione ne turneun me te madh ne Hungari , ku kane marre pjese mbi 230 skuadra nga e gjithe bota dhe e mbyll me sukses sezonen 2018/2019,informon Struga Ekspres.
Sipas trajnerit të këtij klubi,ishte himni Kombëtar që i motivoi më shumë lojtarët ku u këndua në Hungari ku edhe më shumë emocionalisht bëri që lojtarët të triumfojnë si kampionët e botës.
Gjenerata 2008 ne finalen e madhe ka fituar skuadren Amerikane Athletic Miami 9:0 , ne gjysemfinale ka arritur te fitoj shkollen e Sirmium nga Serbia 3:0 , ne Cerek-Finale ka fituar nje skuader Hungareze Tamasi 2009 me rezultat te thelle 7:0 , ndersa ne 1/16 finale ka fituar vendasit e Kaposvarit me rezultat 3:1 .
“Ne grup kemi zhvilluar 4 ndeshje dhe i kemi fituar te gjitha ndeshjet , ne total 8 ndeshje , 8 fitore me nje golavarazh 53:2 .
Ne Zagreb me gjeneraten 2010 kemi fituar vendin e peste , mbas Dinamo Zagreb , Hajduk , Rijeka dhe Kustosija . Ne fazen e grupeve kemi fituar nje emer te madh si Slaven Belupo 7:1 . Ne fund te turneut shkolla jone eshte shpallur skuadra me Fair Play e turneut dhe gjithashtu lojtari i shkolles tone Emir Ferati eshte shpallur golashenuesi me i mire i turneut me 8 gola , ne gare me lojtare te skuadrave me te fuqishme ne rajon .
Kemi udhetuar ne turneun me te fuqishem ne bote Champions Trophy ne Austri , me gjeneraten 2009 .
Zhvilluam 7 ndeshje ne grupe , prej te cilave 4 i kemi fituar , 1 barazim dhe 2 humbje .
Kemi humbur prej Eintracht Frankfurt 1:2 dhe mbas fazes se grupeve kemi humbur prej Atletiko Madrid 0:2 , ndersa kemi fituar gjithashtu emra te mdhaja te futbollit Austriak dhe gjithe botes .
Shkolla jone ne nje rang me skuadrat me te fuqishme ne bote , ndjenje e papershkruar , pervoje e madhe !!
Gjithashtu kemi luajtur ne turneun ne Struge me gjeneraten 2010 dhe 2011 ku me te dyja gjeneratat jemi shpallur kampion me fitore te thella ne finale . Kemi pasur lojtaret me te mire , Altin Polisi dhe Diart Dalipi .
Ne Oher gjithashtu jemi shpallur kampione me gjeneraten 2007 , portieri jone Olti Murati eshte shpallur me i miri dhe lojtari Jusuf Doko , golashenuesi me i mire.
Gjenerata 2008 ka fituar ne finalen e vogel per vendin e trete , gjenerata 2009 ka fituar vendin e katert dhe lojtari jone Blendi Laçka eshte shpallur me i miri i turneut .
Gjenerata 2010 gjithashtu ne vendin e katert , lojtari Emir Ferati Golashenuesi me i mire ndersa Ervin Coma lojtari me i mire .
Ishte nje vit i madh , me shume pune , sakrifice dhe perkushtim . Dhe natyrisht shume dashuri per shkollen , kishte shume pasion ne ate qe kemi bere .
Kemi nje grup spektakular dhe jemi si nje familje qe nga dita e pare e punes … Me nje grup si ky ,ne mund te bejme gjera me te medha , sic kemi treguar .
Faleminderit prinderve per perkrahjen e madhe.”, tregon për Struga Ekspres, trajneri i Shkollës së futbollit “Young Team” nga Struga.
(Struga Ekspres)