Policia e ka konfirmuar identitetin e trupit të pajetë, i të cilit sot diku rreth orëë 11:55 minuta u vërejt në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafalo Biç”, tek ura në kanalin “Studençishtë”.
Bëhet fjalë për Filip Gj. (24) nga Kërçova , me vendqëndrim në Ohër, i cili më 16 të këtij muaji u paraqit në polici si i zhdukur.
Pas urdhrit të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsia për verifikimin e arsyeve për vdekjen.