Gjendet trupi i pajetë i Florijana Ismailit. Autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes me prejardhje shqiptare Florijana Ismaili. Ajo u gjend afër liqenit Como ku edhe dyshohet të ketë rënë. Trupi i saj u gjend nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, në thellësi të madhe. Më pas ajo u nxjerr dhe u transportua për në spitalin St Anna, shkruan Blick.ch. Për gjetjen u informuan edhe familjarët. Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys, ka tronditur opinionin futbolldashes në Zvicër dhe mbarë Evropën.