Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku dy vetura dhe një kamionetë janë përplasur me njëra-tjetrën
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga të lënduarit nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksident dhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.