Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedia në Tetovë, nesër marshohet për t’u bërë homazh viktimave

Tragjedia në Tetovë, nesër marshohet për t’u bërë homazh viktimave

Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova, kanë njoftuar se nesër do të realizohet marsh pas faljes së namazit të xhumasë, në ora 13:30.

Marshi paqësor do të fillojë nga Sheshi Iliria – Tetovë dhe do të përfundojë në Qendrën Kovid që u shkrumbua nga zjarri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit.

Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zjarri.

“NJOFTIM!
Njoftohen te gjithë qytetarët se nesër pas namazit te xhumasë, (në ora 13:30) do të tubohemi në Sheshin Iliria në shenjë respekti dhe për t’iu bërë homazh viktimave të rastit tragjik, duke marshuar në mënyrë paqësore deri tek vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Ballistëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments