Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja...

Tragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan. Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. Humbja është shumë e madhe, dhembja e familjes nuk mund të përshkruhet. “Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski. Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë. /Alsat.mk

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments