Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTragjedia në familjen shqiptare: Autoritete zvicerane dyshojnë se e bija vrau babanë...

Tragjedia në familjen shqiptare: Autoritete zvicerane dyshojnë se e bija vrau babanë e saj në Zvicër 35

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar nga misteri.

Ndërkohë, sot autoritetet kompetente kanë dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit.

“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka vrarë babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”.

Kështu është shprehur prokurori publik të premten për mediat zvicerane, shkruan 20minuten.

Se si ndodhi mosmarrëveshja saktësisht dhe në cilat rrethana 18-vjeçarja ka shkrepur plumbat tani për tani është objekt i hetimeve të mëtejshme.

Vajza është arrestuar që atëherë. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të në gjykatën e masave të detyrueshme. Tani ekziston prezumimi i pafajësisë për të.

Siç është shkruar dje, policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.

Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.

Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”.

Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë.

“Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.

Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.

B., kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

“Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.

Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta.

Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!