Ministria e Brendshme njofton se sot, në orën 11, është raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, duke hequr një shtyllë metalike nga linja e transmetimit elektrik mbi fshatin Dobreno-Kërçovë një punëtor ka vdekur ndërsa punëtori tjetër ka marr lëndime të rënda si pasojë e goditjes nga shtylla.
Në vendin e ngjarjes vdiq P.Sh. (39) nga Ohri ndërsa D.J. (59) nga Kriva Pallankës mori plagë.