Mëngjesin e së mërkurës, një pensioniste zvicerane e shtrirë në spital, ka qenë viktimë e një vrasje të dyshuar në Affoltern am Albis. Dorasi i dyshuar: Bashkëshorti i saj i cili ka kryer vetrvrasje.
Pak pas mesnatës, infermieret në dhomën e një pensioniste 83-vjeçare zvicerane kanë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë vrapuar personeli kujdestar i spitalit dhe në shtrat kanë gjetur pacienten me plagë të armës në trup. Në afërsi të saj, në dysheme është gjetur i shtrirë, gjithashtu me plagë nga arma e zjarrit edhe bashkëshorti i saj në të njëjtën moshë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Përkundër përpjekjeve të menjëhershme për reanimim, që të dy të moshuarit kanë ndërruar jetë.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetvrasje. Motivet dhe shkaqet që quan në këtë vepër, do të hetohen nga policia zvicerane e Kantonit të Cyrihut, Prokuroria IV dhe Instituti forenzik i Cyrihut (FOR). (Shtegu.com)