Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTragjedi në rrugën Librazhd-Elbasan: Makina përplaset me autobusin, një i vdekur (FOTO)

Tragjedi në rrugën Librazhd-Elbasan: Makina përplaset me autobusin, një i vdekur (FOTO)

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan pranë fshatit Mirakë.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një autobus ku udhëtojnë nxënës.

Për pasojë, raportohet paraprakisht se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa jan plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i makinës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.

Nuk dihen ende detaje të tjera për identitetin e viktimave dhe të plagosurve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në Qafë Thanë u aksidentua një autobus me 28 persona, gjimnazistë dhe mësues të një gjimnazi të Roskovecit, ku pësuan lëndime 7 nxënës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments