Tragjedi në Maqedoni: Sapo mbushi 38 vjeç, humb jetën në aksident (FOTO)

0
10
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një person e humbi jetën në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni që ndodhi sot pasdite në rrugën rajonale Manastir-Shkup në hyrje të Prilepit afër parkut të Revolucionit.
Sipas informatave fillestare nga SPB Manastir, fatkeqësia ndodhi rerth orës 16 kur automjeti i llojit “Opel vektra” me targa të Prilepit, për shkaqe tani për tani të panjohura, automjeti i cili qarkullonte prej Manastirit drejt Prilepit, përmes bankinës, ka dalë nga nënkalimi poshtë.

Në vendin e fatkeqësisë jetën e humbi banori 38-vjeçar nga Prilepi me inicialet Z.R. Në automjet nuk ka pasur udhëtarë të tjerë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes për momentin ende po bëpjnë policia dhe prokurori themelor publik, ndërkaq jozyrtarisht, personi që humbi jetën sot ka mbushur 38 vite.