Tragjedi në Kosovë, sot në mëngjes tre persona humbin jetën nga aksidenti tragjik

0
23

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5