Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.
Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase disa qaste më vonë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.
Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.
Ai ka qenë njëri ndër hendbollistët më të dalluar të klubit Rinia. /SHENJA/