Një punonjës i kompa.nisë EVN sot rreth orës 9:30 ka humbur jetën në fshatin Xhepçisht të Tetovës.
“Në SPB Shkup rreth orës 9:30 punonjësi i EVN ka deno.ncuar se kolegu i tij 43 vjeçar duke kryer intervenim, përkatësisht heqjen e defektit ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, tha Marjan Josfoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Ai tha se është thirrë ndihma e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja.
Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.