Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi/ Humb jetën punëtori, bie nga skela

Tragjedi/ Humb jetën punëtori, bie nga skela

Një punëtor ndërtimi, D.V. (64) nga Shkupi me lëndime të rënda trupore është sjellë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Siç bëri të ditur MPB-ja, ngjarja është paraqitur dje në orën 15.30 në SPB Shkup.

“Nëpunësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë biseduar me D.V., i cili ka deklaruar se rreth orës 15.00, derisa ka punuar në një objekt në ndërtim në rajonin e Qendrës, ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia”, theksojnë nga MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments