Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi: Humb jetën një 19 vjeçare nga Gostivari në Itali (FOTO)

Tragjedi: Humb jetën një 19 vjeçare nga Gostivari në Itali (FOTO)

Një vajzë e moshës 19 vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje rreth orës 18 në Itali. Në përplasjen fatale janë përfshirë dy automjete një Fiat Multipla drejtuar nga një 53 vjeçar nga Guastalla dhe një Fiat Bravo me të cilin kanë udhëtuar baba e bijë me prejardhje nga Gostivari, 41 dhe 19 vjeç, rezident në Villarota. Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar jashta autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë tre automjete të Kryqit të Kuq, një ekip mjekësh dhe një ekip zjarrfikësish për të transportuar të aksidentuarit drejt qendrave spitalore. Pak më vonë hetimet në vendgjarje i ka zhvilluar edhe policia provinciale e Guastallas. Në spitalin e Guastallas me urgjencë janë dërguar vozitësi me prejardhje indiane dhe vajza, derisa babai i vajzes është transferuar në Santa Maria të Rexhios. Fatkeqsisht, nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve e reja 19 vjeçare nga Gostivari A. Seferi. Siç njoftojnë mediat italiane vajza ka qenë një vajzë shembullore në regjionin në të cilën ka jetuar dhe kishte qenë një nga studentet më të dalluara.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments