Tragjedi: Humb jetën 25 vjeçari pas përplasjes me traktorin

0
20

Një i ri nga Gostivari raportohet të jetë i vdekur pas një aksidenti në komunikacion.

Sipas TV Globit, 25-vjeçari H.A nga fshati Zdunjë të Gostivarit ka humbur jetën në vend ngjarje pas përplasjes me një traktor.

Policia ka dal në vendngjarje për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.