Tragjedi e rëndë në Korçë, humbin jetën dy gra

0
12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë – Kapshticë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Mësohet se dy gra dhe një djalë i mitur janë përplasur fort nga një makinë, shoferi i së cilës thuhet se drejtonte i dehur në masën 0.82 mg/l. Ai është Olsi Belortaja 47 vjeç.
Anjeza Ganiu dhe Valmira Çuko janë dy gratë, përkatësisht 32 dhe 34 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë. Gruaja e parë ndërroi jetë në vend, ndërsa e dyta pas transportimit në spital.

Ndërkohë mësohet se i mituri ka marrë lëndime të mëdha dhe është dërguar në reanimacion, ku është në gjendje jo të mirë.

Ngjarja e rende ka ndodhur ekzaktësisht në vendin e quajtur Kryqezimi I Kapshticës.

Një mjet që vinte nga Dogana e Kapshticës e që dyshohet se nuk kishte shumë fushëpamje në afërsi të një kthesë ka përplasur dy gra të cilat bashkë me një fëmijë po kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5