Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi e madhe: Nëna humb dy djemtë për 24 orë (FOTO)

Tragjedi e madhe: Nëna humb dy djemtë për 24 orë (FOTO)

Një nënë përjetoi një tragjedi të dyfishtë kur humbi të dy djemtë e saj në harkun kohor prej 24 orësh.

Rosemary Davies rrëfeu se “donte të hidhej mbi varret” e dy djemve të saj, në varrimin e përbashkët të mbajtur në Wrexham, në veri të Uellsit.

Nëna e 5 fëmijëve, duke folur për mediat vendase tregoi se një prej djemve të saj, Robert Jones kishte shkuar për ta ngushëlluar për vdekjen e vëllait të tij më të vogël, Scott Bellis, 29 vjeç.

Pasi kishin biseduar deri në mesnatë, e dëshpëruar, nëna shkoi të shtrihej, mes lotëve dhe hidhërimit. Por pak orë më vonë, ajo u zgjua nga ulërimat e të dashurës së Robert.

Ajo vrapoi një kat më poshtë dhe e gjeti djalin e 36-vjeçar me gjak që i dilte nga goja. Pavarësisht se mjekët u përpoqën ta shpëtonin, Robert humbi jetën.

“E gjeta veten duke ulëritur jashtë në rrugë. Nuk mund ta besoja që kisha humbur edhe djalin tjetër”, rrëfeu 60-vjeçarja. “Zemra ime është e copëtuar”, tha gruaja.

Rosemary i humbi djemtë më 29 dhe 30 Maj. Scott dyshohet se humbi jetën nga overdoza, megjithatë për vdekjen e dy fëmijëve të saj pritet të ketë një hetim gjyqësor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!