Saturday, June 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTragjedi e madhe në Cyrih të Zvicrës: Vriten 3 persona, ja si...

Tragjedi e madhe në Cyrih të Zvicrës: Vriten 3 persona, ja si ndodhi (FOTO)

Policia zvicerane thotë se një njeri i armatosur i mori dy gra peng në një apartament në Cyrih dhe që të tre vdiqën pasi më vonë u dëgjuan të shtëna.

Policia tha se në qytetin më të madh të Zvicrës, 60 vjeçari zviceran i mori gratë peng të premten herët. Ai u tha policisë se kishte dy pengje dhe kërcënoi se do t’i vriste, nëse policia nuk do të largohej.

Pas rreth tre orësh, ai tha se do të heqë dorë së shpejti nga veprimi pengmarrës. Por pastaj të shtënat u dëgjuan. Policia hyri në apartament dhe gjeti një burrë dhe dy gra me plagë të rënda. Të gjithë vdiqën në vendngjarje.

Policia konfiskoi një pistoletë e cila me gjasë u përdor për vrasjen e këtyre personave. Nuk kishte asnjë informacion për ndonjë motiv të mundshëm.

Gratë ishin 34 dhe 38 vjeç. Kombësia e tyre nuk dihet ende.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments