Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëTragjedi e madhe: Dy fëmijê 8 vjeç humbin jetën pasi goditen nga...

Tragjedi e madhe: Dy fëmijê 8 vjeç humbin jetën pasi goditen nga një makinë

Sot në orën 16:12 në Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku një automjet civilësh i udhëtarëve ka goditur dy këmbësorë, fëmijë, të lindur në vitin 2013, njofton Policia e Kosovës.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren dhe me të arritur në Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes duke goditur dy këmbësorët në trotuar.

Si pasojë e aksidentit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit V.M. është ndaluar për 48 orë. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments