Një aksident ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ilinden në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup.
Sipas informacioneve të MPB-së, të miturit i kanë vënë zjarrin një cisterne pranë stacionit hekurudhor dhe më pas kanë njoftuar se në cisternë që mori flakë ndodheshte një vajzë e mitur. Fillimisht rastin e ka raportuar personi S.K nga Shkupi, i cili ka larguar fëmijët nga zjarri që ka rënë në cisternë.