Tragjedi e madhe: 5 të vdekur në një aksident rrugor në Sarandë

0
16

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, te Qafa e Muzinës. Një furgon ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë poshtë një ure. Nga të dhënat e policsë raportohet për pesë viktima, 3 gra dhe 2 burra, përfshirë edhe shoferin e furgonit.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5