Personi K.A (49) nga fshati Bogovicë i Strugës dje është lënduar duke prerë dru. Ai është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për t’iu ofruar ndihmë ku i është nënshtruar plagëve.
Siç ka njoftuar sot MPB, rasti është paraqitur në SPB Ohër mbrëmë rreth orës 19.
Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Stacionit policor të Strugës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës i është dhënë familjes.